Këshilltari tjetër i kryeministrit ka një garazhë tepër të madhe por ku e lë veç një veturë sa troha

Sot dolën emrat e këshilltarëve të kryeministrit Albin Kurti. Mes tyre është edhe Jeton Zulfaj, i cili kishte punuar edhe për partinë tjetër social-demokrate, Nisma për Kosovën. Pasuria e tij është relativisht e lartë krahasuar me standardin e Kosovës, por megjithatë më e vogël se e shefit të stafit, Luan Dalipit. Ai ka dy shtëpi […]
Pasuria e tij është relativisht e lartë krahasuar me standardin e Kosovës, por megjithatë më e vogël se e shefit të stafit, Luan Dalipit.
Ai ka dy shtëpi që shtrihen në 480 metra katrorë dhe që vlejnë së bashku 310 mijë euro, përcjell Periskopi.
Po ashtu, ai ka një truall prej 900 metrash katrorë. Por, ajo që lë përshtypje të madhe është një garazh që ka hiç më pak se 43 metra katrorë.
Vlera e këtij garazhi masiv është 22 mijë euro sipas deklarimit të bërë nga Zulfaj.
Por, çka është garazha?
“Vend i mbuluar, zakonisht i rrethuar a i mbyllur, ku lihen automjetet kur nuk janë në punë; vendi ku pastrohen e ndreqen automjetet. Garazh automobilash. Garazhi i lokomotivave. Garazhi i ndërmarrjes.” – thotë fjalori i Gjuhës Shqipe.

Sidoqoftë, në deklarimin e pasurisë, z. Zulfaj e ka deklaruar vetëm një veturë Seat Ibiza e të cilën e ka “dhuratë nga vëllai nga Suedia”.
Nuk dihet pse iu desh garazhi masiv z. Zulfaj prej vitit 2017 deri në vitin 2020 duke mos pasur fare veturë, dhe nuk besohet që Seat Ibiza të jetë veturë aq e madhe.












