Këshilltari i Konjufcës fyen mediat dhe një analiste: Sërish thotë pse nuk u helmua krejt Deçani

Këshilltari i Glauk Konjufcës, Driton Tali, ka shkruar mëngjesin e sotëm në Facebook duke fyer portale dhe analistë që e kanë parë si problematike deklaratën e tij të transmetuar nga Periskopi ku në mënyrë të pamatur pyeste “pse veç një grup i caktuar i qytetarëve u helmua dhe jo e tërë komuna”. Duket se z. […]
Duket se z. Tali nuk e ka kuptuar që deri tash po mohohet se uji është shkaktari i helmimeve masive në Deçan.
Ai po ashtu, duket se nuk e ka të qartë se në Komunën e Deçanit nuk ekziston vetëm një burim uji.
Në vend të kësaj, ai ky fyer gazetat në vend duke iu thënë “zagarë të regjimit të vjetër” ndërsa ka fyer edhe një analiste, përcjell Periskopi.
Dhe, e çuditshmja është se ai nuk ka hequr dorë nga kërkesa që deçanasit të hulumtojnë se pse nuk janë helmuar të gjithë.
Statusi i plotë:
Qentë lehin karavani ec!
Po e shoh që do zagarë të “regjimit të vjetër” ishin munduar të më linçojnë nëpër “pordhtalet” e tyre e besa edhe një biçim analiste (shumë e “mençme”) në një biçim TV debati, duke e nxjerrë nga konteksti statusin tim lidhur me “helmimet në Deçan”.
Ja edhe njëhere miq po e postoj atë status dhe gjykone vet, bazuar në këto informatat e sotshme dhe dhe të djeshme, se a kam pasur të drejtë unë dhe shifni sa të poshtër i kemi zagartë e “hyçmetit të vjetër”.
….
Deçanasë, mos humbasni kohë me “pse ky apo ai udhëheqës nuk e vizitoi qytetin”, thuajse ata janë mesie (të dërguarit e Zotit), që si ta vizitojnë Deçanin problemi vetvetiu zgjidhet!
Por kqyrni, hulumtoni se si u bë që veç një grup i caktuar qytetarëve të helmohet e jo e tërë komuna e cila e përdorë po të njejtin ujë?!












