Këshilli i Evropës: Eurodeputeti kërkon “Non-paperin” slloven të Janshës ku përmendet Bashkimi Kombëtar

Këshilli i Evropës: Eurodeputeti kërkon “Non-paperin” slloven të Janshës ku përmendet Bashkimi Kombëtar

Deputeti slloven i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, i ka kërkuar Këshillit Evropian t’ia paraqes dokumentin jo zyrtar, “non paper”, të  kryeministrit slloven Janez Jansha, përmes të cilit pretendohet ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor. Letra e tij drejtuar Këshillit Evropian, organit suprem të Bashkimit Evropian, u provokua pasi ai institucion pranoi se kishin marrë dokumentin, […]

Letra e tij drejtuar Këshillit Evropian, organit suprem të Bashkimit Evropian, u provokua pasi ai institucion pranoi se kishin marrë dokumentin, por që është nën mbrojtje të detyrueshme dhe ka shenjën e dokumentit sekret.

Në kërkesën e tij drejtuar Këshillit Evropian, Groshelj deklaroi se ky “non paper” provokoi reagime të shumta jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë dhe botë, transmeton Telegrafi.

Siç shkruan portal “Slobodna Bosna”, ai dokument favorizon ndryshimin e kufijve në rajonin tonë dhe krijimin e tri shteteve nacionale – Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madhe.

Portali Politički.ba ishte i pari që publikoi informacionin mbi ekzistimin e ‘non paper’, më 12 prill të këtij viti.

Atëherë, ky portal shkruante se Jansha po propozonte copëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.

Gjithçka do të bëhej me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ndihmën e NATO-s.

Siç shkruan portal boshnjak, “non paper” u zbulua pas fjalimit të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë drekës në Presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës, kur ai pyeti tri anëtarë të kreut kolektiv të shtetit nëse ishte e mundur një “ndarje paqësore”.

Por, Jansha kategorikisht i ka demantuar këto pretendime [se ai ishte autor i ‘non paper’].

Mirëpo, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, konfirmoi për media pretendimet nga teksti i portalit Politički.ba dhe tha se kishte biseduar për këtë me kryeministrin slloven, Janez Jansha, transmeton Telegrafi.

Më pas portali ‘Necenzurirano’ më pas publikoi përmbajtjen e plotë të dokumentit ‘non paper’.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca … madje edhe Rusia kanë hedhur poshtë pretendimet e ‘non paper’.

Në letrën drejtuar Këshillit Evropian, Groshelj nën mbishkrimin “me prioritet” ai shkroi se do të respektonte normat ligjore në lidhje me dokumentin, por që ai i duhej, sepse përmbajtja e tij mund të kishte “implikime të gjera për stabilitetin politik të Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht pasoja të ndjeshme në politikën e Bashkimit Evropian ndaj gjithë rajonit”.

 

“Si përfaqësues i zgjedhur i Parlamentit Evropian dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, i cili është i përfshirë thellë në punët e Ballkanit Perëndimor në baza ditore, unë besoj se qasja ime në informaciont që përmban ky ‘non paper’ do të ishte me interes të jashtëzakonshëm gjatë punës sime.

Prandaj, do të pyesja Këshillin nëse mund të më lejohet qasje në këtë ‘non paper’ lidhur me kufijtë në Ballkanin Perëndimor, duke iu nënshtruar rregullave të rrepta të konfidencialitetit dhe duke respektuar plotësisht për të gjitha detyrimet përkatëse ligjore”, tha Groshelj.

Ndryshe, Groshelj u zgjodh në Parlamentin Evropian nga Lista së Marijan Sharec (LMSH), që është partia e ish-kryeministrit të Sllovenisë, tani në opozitë.

Në Parlamentin Evropian, LMSH është anëtar i grupit të tretë më të fortë parlamentar – liberalët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?