Katër të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit janë vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar

Katër persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Presidentit Jovenel Moïse të Haitit u vranë nga policia mes një përplasjeje me armë zjarri dhe dy të tjerë u arrestuan, tha shefi i policisë i Haitit të enjten në mëngjes. Shefi, Léon Charles, gjithashtu tha se tre oficerë policie që ishin mbajtur peng u […]
“Policia është e përfshirë në një betejë me sulmuesit”, tha ai në një konferencë për shtyp, duke theksuar se autoritetet ishin ende në ndjekje të disa të dyshuarve.
“Ne jemi duke i ndjekur ata në mënyrë që, në një përplasje me armë, të takojnë fatin e tyre ose në një përleshje me armë të vdesin, ose t’i kapim ata”
Miliona haitianë u mblodhën me ankth afër radiove dhe televizione gjatë gjithë ditës, duke qëndruar larg rrugëve ndërsa përpiqeshin të kuptonin se kush e vrau presidentin, pse dhe çfarë mund të nënkuptojnë ditët në vijim për vendin. Vrasja ka krijuar një boshllëk politik që kërcënon të thellojë trazirat që kanë kapur Haitin për muaj me radhë, raporton The New York Times.












