“Kam me ta hjek kryet,” – Babë e bir kërcënojnë dhe kanosin punëtorin teknik te Sami Frashëri

Një konflikt i tmerrshëm verbal ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë që ka mundur të përfundojë si mos më keq. Një person po shëtiste qentë e tij në oborrin e shkollës “Sami Frashëri”. Punëtori teknik i shkollës kishte kërkuar ta dinte pse ai ishte futur aty. Mes tyre më pas ndodhi një konflikt verbal i ashpër, […]
Një person po shëtiste qentë e tij në oborrin e shkollës “Sami Frashëri”. Punëtori teknik i shkollës kishte kërkuar ta dinte pse ai ishte futur aty.
Mes tyre më pas ndodhi një konflikt verbal i ashpër, ndërsa qytetari e kërcënoi edhe me thikë punëtorin.
“Nëse e thirr Policinë, ki me pas problem me mu” ka qenë kërcënimi i qytetarit ndaj punëtorit teknik. Në vendin e ngjarjes është gjetur thika e cila është konfiskuar.
Gjersa policia po e intervistonte kërcënuesin, në një market babai i tij kishte takuar punëtorin teknik.
“Kam me ta hjek kryet, mos u dok mo te shkolla” ka qenë kërcënimi tjetër i babait ndaj punëtorit me inicialet A.SH.”
Babë e bir janë në ndalim policor, me urdhër të prokurorit.












