Ka gjëra që s’mund të thuhen: Prokuroria konfirmon të dhënat e Periskopit për 13 vjeçaren në Janjevë

Ka gjëra që s’mund të thuhen: Prokuroria konfirmon të dhënat e Periskopit për 13 vjeçaren në Janjevë

Pas raportimit të gazetës PERISKOPI në lidhje me dyshimin për përdhunim të shumëfishtë dhe për neglizhencë ndaj një vajze 13 vjeçare në Janjevë, ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë. Kjo Prokurori ka dhënë ato informacione që veçse i ishin thënë Periskopit në lidhje me një të arrestuar që po mbahet në paraburgim për veprën […]

Kjo Prokurori ka dhënë ato informacione që veçse i ishin thënë Periskopit në lidhje me një të arrestuar që po mbahet në paraburgim për veprën penale “dhunim” dhe për arrestimin e babait të saj nën veprën penale “shkelje e detyrimeve familjare”.

Në një hulumtim ekskluziv, Periskopi kishte raportuar për gjithë rastin e vajzës 13 vjeçare që ishte abuzuar seksualisht pasi ishte përzënë nga shtëpia e saj në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit.

Prokuroria konfirmoi se ka informacione të cilat nuk mund të thuhen aktualisht për shkak të moshës së viktimës.

“Ju njoftojmë se të gjitha procedurat ku janë të përfshirë të miturit janë procedura konfidenciale dhe fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitarë mbrohet me ligj” – ka thënë Prokuroria në komunikatën e lëshuar sot gjatë ditës.

Rasti tronditës kishte rënë në radarin e Policisë pas lajmërimit për “zhdukje” nga familjarët e të miturës më 16 qershor.

Pasi e kishte gjetur, Policia e Kosovës më pas kishte zbuluar të dhëna tronditëse për gjendjen e saj dhe keq-trajtimin që i ishte bërë.

Periskopi nga burime të saj në Policinë e Kosovës ka marrë vesh detaje të shumta për rastin, e një pjesë të të cilave nuk mund t’i ndajë për publikun për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 14 korrik 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton opinionin publik lidhur me rastin i cili është plasuar në media  e që ka të bëjë me një të mitur nga komuna e Lipjanit, i cili fillimisht është raportuar në stacionin policor në Lipjan si person i zhdukur (e mitur), më 16 qershor 2021, me ç’ rast është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie dhe në bazë të autorizimeve të tij në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është gjetur personi në fjalë.

Në mënyrë urgjente, prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit në fjalë. I njëjti ka autorizuar policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë rast, ka lëshuar urdhëresa për ekzaminime dhe vlerësime të ndryshme, për çka jemi në pritje të rezultateve të tyre. Po ashtu, në prezencë të psikologes, Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare ka intervistuar të dëmtuarën, gjithashtu janë intervistuar dëshmitarë të tjerë dhe në bazë të dyshimit të bazuar, më 17.06.2021 me aktvendim të njëjtit është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në gjykatën kompetente, ku me vendim të gjykatës i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe akoma qëndron nën këtë masë.

Në vazhdën e veprimeve të ndërmarra nga ana e prokurorit, në koordinim të plotë me Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, janë ndërmarrë masa të nevojshme për ofrimin e të gjitha shërbimeve për të dëmtuarën.

Po ashtu, ju njoftojmë se lidhur me këtë rast, më 22 qershor 2021, janë hapur hetime ndaj prindit të dëmtuarës, në drejtim të veprës penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, nga neni 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Meqenëse rasti në fjalë ndodhet në procesin hetimor dhe i takon Procedurës për të Mitur, kufizimi i dhënies së informatave do të bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe do të shmanget çdo publicitet i tepruar dhe informata që shpien në identifikimin e të miturve, pasi shkelin rëndë të drejtat e fëmijëve për privatësi dhe janë në kundërshtim me ligjin.

Në fund, ju njoftojmë se të gjitha procedurat ku janë të përfshirë të miturit janë procedura konfidenciale dhe fshehtësia e informacionit lidhur me fëmijën viktimë apo dëshmitarë mbrohet me ligj, e po ashtu, secili informacion që priret të bëjë identifikimin e fëmijës si dëshmitar apo viktimë, nuk botohet pa lejen e shprehur qartë të gjykatës.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?