Joe Biden lëshon nga burgu i Guantanamos Abdul-latif Nasserin

Administrata e Joe Biden e ka transferuar të paraburgosurin e parë nga burgu famëkeq i Guantanamos, duke e dërguar një marokien në shtëpinë e tij në Maroko. I burgosuri me emrin Abdullatif Nasser, është në të pesëdhjetat dhe mori lejen për ri-atdhesim në korrikun e 2016-s. Por, ai mbetu në Guantanamo gjatë presidencës së Donald […]
I burgosuri me emrin Abdullatif Nasser, është në të pesëdhjetat dhe mori lejen për ri-atdhesim në korrikun e 2016-s. Por, ai mbetu në Guantanamo gjatë presidencës së Donald Trump.
Ishte deklaruar në atë kohë nga autoritetet se mbajtja e Nasserit ishte e domosdoshme për ta mbrojtur sigurinë kombëtare të ShBA-ve, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Transferimi i Nasserit mund të nënkuptojë se Joe Biden po bën përpjekje që ta reduktojë numrin e të burgosurve në Guantanamo, që aktualisht është 39.
George W Bush dhe Barack Obama kishin mbështetur procesin e transferimit të të burgosurve, por ky proces ishte ndaluar në kohën e Trumpit.
Trump kishte deklaruar se nuk do të kishte lëshime nga Guantanamo, ose “Gitmo” siç e quante ai.
“Këta janë njerëz shumë të rrezikshëm dhe nuk duhet të lejohen që të kthehen në fushëbetejë,” thoshte ai.












