JAVA: Çka bëri vaki me Kosovën prej 12 qershorit 2021?

JAVA: Çka bëri vaki me Kosovën prej 12 qershorit 2021?

Kjo javë nisi dhe po bitiset me mungesën e kryeministrit Albin Kurti. Ai e nisi javën në një resort super-luksoz në Greqi, vazhdoi më pas udhëtimin drejt Francës në Festivalin e Kanës (Cannes) për ta mbyllur javën sot me udhëtimin në Bruksel. Në Natën e Bajramit, më 19 korrik, kryeministri ynë do të takohet sërish […]

Kriza shëndetësore në Deçan

Java nisi me përkeqësimin e krizës shëndetësore në Deçan. Prej të hënës e tutje, numri i personave që po kërkonin ndihmë në QKMF-në e këtij qyteti u rrit frikshëm. Fillimisht duke e kaluar shifrën prej 100 të helmuarve, dhe duke shkuar në 500, 1000 e më pas në 1500.

Presioni që kryeministri të kthehej në vend ishte i madh, madje edhe nga ish bashkëpunëtor të tij, por ai s’e prishi terezinë.

Nga ajo që dihet deri tash është se janë gjetur disa bakterie në burimet e ujit të kësaj komune, derisa Prokuroria po heton rastin nëse ka pasur ndërhyrje nga njerëz në shkaktimin e kësaj fatkeqësie.

13 vjeçarja e abuzuar seksualisht nga shumë persona

Po të hënën e kësaj jave, Periskopi kishte alarmuar opinionin për një rast tmerrësisht të rëndë që kishte ndodhur në Janjevë të komunës së Lipjanit.

Përmes një vargu artikujsh, Periskopi tregoi për rastin e një të miture 13 vjeçare që ishte abuzuar seksualisht nga shumë persona.

Prokruroria ka hapur hetime për rastin derisa të paktën një person po qëndron në paraburgim. Të premtën, hulumtimi i Periskopit bëri që Rrjeti i Grave të Kosovës të organizonte një protestë para Qendrës për Punë Sociale të Komunës së Lipjanit për përgjegjësinë e tyre për këtë rast të rëndë.

Kontrata për tiketat ngjitëse

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, më 8 qershor kishte nënshkruar një kontratë të dyshimtë në të cilën i jepte një kompanie të vogël me tre punëtor dhe kapital 1 mijë euro një tender milionësh.

Periskopi kishte siguruar kontratën në fjalë nga ku opinioni kishte mësuar se bëhej fjalë për tiketa ngjitëse të cilat do të përjashtonin efektivisht të gjitha veturat e paregjistruara nga rrugët e Kosovës.

Ajo që alarmoi opinionin ishte edhe çmimi i lartë i tiketave ngjitëse që ishte 4 euro e 90 cent. Periskopi nga hulumtimi i tregut gjeti se një tiketë e tillë ngjitëse kushtonte vetëm 0.006 cent. Prokuroria është duke e hetuar këtë kontratë.

Për këtë rast kishte protestuar PSD-ja. Aktivistët e kësaj partie kishin qenë subjekt i dhunës së përdorur nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. PSD ka akuzuar policinë se po  zbaton urdhërat politike nga pushteti i Vetëvendosjes.

Ndërkohë që prej të premtes ka pasur vërshime për shkak të shirave të rrëmbyeshme në disa pjesë të Kosovës. Kujtojmë që Evropa po përballet me një krizë të madhe shkaku i përmbytjeve të vazhdueshme. Shumë viktima janë raportuar në shtetin e Gjermanisë.

Po gjatë kësaj jave kishim arrestimet e disa zyrtarëve në komunat Deçan, Istog dhe Klinë për disa keqpërdorime me detyrën zyrtare./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?