Janjevasi skandalizon Periskopin: Janë përhapur shumë abuzimet seksuale me fëmijë këtu – po vijnë njerëz edhe nga jashtë

Pas raportimit të Periskopit për rastin tronditës të abuzimit seksual të një 13 vjeçareje nga shumë persona dhe neglizhencës tmerruese familjare, një qytetar nga Janjeva i ka shkruar redaksisë tonë duke ngritur pretendime edhe më tronditëse. Qytetari që ka dashur të mbetet anonim [emër i njohur për Redaksinë e Periskopit] ka deklaruar se “gjendja në […]
Qytetari që ka dashur të mbetet anonim [emër i njohur për Redaksinë e Periskopit] ka deklaruar se “gjendja në Janjevë e të rinjve është shumë e rëndë”.
“Ka edhe shumë vajza e djem të tjerë që mjerisht keqtrajtohen dhe janë keqtrajtuar në Janjevë qoftë në aspektin seksual, moral, fizik e shëndetësor.” – thotë zotriu në fjalë.
Më tej ai alarmon duke shtuar se në Janjevë “marrëdhëniet seksuale me fëmijë të këtyre moshave janë të përhapura shumë”.
Periskopi gjatë kësaj jave kishte publikuar hulumtimin për abuzimin seksual të një vajze 13 vjeçare nga shumë persona në Janjevë. Ajo ishte përzënë nga shtëpia e saj, ku po jetonte në gjendje varfërie, dhe më pas kishte mbetur pa strehë dhe e ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale që i kishin ndodhur.
Nga ekzaminimet mjekësore që i ishin bërë kishte dalë se ajo edhe pse 13 vjeçare kishte trupin si të “kishte kryer shumë lindje”, nga raporti që kishin parë burimet e Periskopit.
Për rastin në fjalë, zotëriu jep informacione të tjera: “Rasti për të cilin po flisni. Para disa muajsh është gjetur duke fjetur edhe në xhaminë e Janjevës, e sidomos në kombin e kufomave ku dihet saktë se aty bënte edhe marrëdhënie intime me persona të caktuar. Dihet edhe emri i personit me të cilin është zënë.”
Ka gjëra që s’mund të thuhen: Prokuroria konfirmon të dhënat e Periskopit për 13 vjeçaren në Janjevë
Më tej, zotriu në fjalë ka treguar edhe për abuzim me substanca narkotike në Janjevë.
Ai ka deklaruar se “ka raste kur vijnë persona nga jashtë dhe abuzojnë dhe keqpërdorin fëmijë të këtyre familjeve [të varfra]”.
Po ashtu, ai ka thënë se abuzime seksuale bëhen edhe ndaj vajzave tjera të komunitetit kroat.
“Kjo na ka ndodh pikërisht për shkak se është mbyllur shkolla e xhamisë dhe xhamija dhe fëmijët tonë kanë mbetur rrugëve. Deri në vitin 2013 nuk kishim të tilla raste, tash jo vetëm këto kategori të lëna pas dore por edhe djem e vajza të familjeve me nam janë droguar e prishur në këtë vend.”
Për të premten [14 korrik] është paralajmëruar një protestë në Lipjan nga Rrjeti i Grave të Kosovës pas raportimit të Periskopit për rastin e 13 vjeçares në Janjevë.
Kujtojmë që pedofilia është krim i ndëshkueshëm rëndë me ligjet e Republikës së Kosovës. /Periskopi












