Ish diplomati serb harron që Kurti hoqi taksën 100% dhe nuk vendosi Reciprocitetin: Pret që Kosova të ndryshojë pozicion

Zoran Milivojeviq, ish diplomat serb dhe njohës i zhvillimeve politike, ka deklaruar se nuk ka indikacione që mund të pritet ndonjë përparim në Bruksel në lidhje me Dialogun pasi sipas tij “gjithçka varet nga sjellja e Prishtinës”. “Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në pozicionin e Prishtinës, e cila insiston vetëm në çështjet e statusit, vështirë […]
“Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në pozicionin e Prishtinës, e cila insiston vetëm në çështjet e statusit, vështirë se do të kemi ndonjë përparim. Kur bëhet fjalë për Serbinë, pozicioni i Serbisë është i pandryshuar, shumë i qartë, dialogu po, normalizimi sigurisht, ajo duhet të të jetë në interes të të dy palëve”, tha ai për RTS.
Në fakt, Qeveria Kurti ka plotësuar dy kushte shumë të mëdha për t’u ulur në tavolinat e Brukselit me palën serbe: heqjen e taksës 100% vitin e kaluar dhe mos-vendosjen e Reciprocitetit.
Sidoqoftë, Milovojeviq nuk përmend këto lëvizje të Prishtinës.
Sipas tij, Serbia do të insistojë në tre gjëra siç ka bërë deri më tani më parë – në vazhdimin e dialogut për çështje për të cilat ka marrëveshje dhe që janë ekonomia dhe të zhdukurit, çfarë do të thotë jeta, mbi të gjitha për Asociacionin e Komunave Serbe dhe e treta në lidhje me vazhdimin e dialogut atje ku u ndal një vit e gjysmë më parë, përpara pandemisë.
“Për të përfunduar, kjo varet nëse do të ketë një ndryshim në qëndrimin e palës nga Prishtina dhe nëse BE ka ushtruar presion mbi palën e Prishtinës për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut, dhe nëse po, në çfarë mase”.
“Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një dialog sot dhe ai nuk ka asnjë alternative”, theksoi ai.
“Ky është lajmi më i rëndësishëm sot dhe pavarësisht se si përfundon, është e rëndësishme që dialogu të zhvillohet”, shtoi Milivojeviq.












