Intervistohen 14 punonjës të Telekomit për keqpërdorimet me telefona

Intervistohen 14 punonjës të Telekomit për keqpërdorimet me telefona

14 punonjës të Telekomit janë ftuar për intervistim,nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte. KOHA merr vesh se ata janë ftuar për t’u marr në pyetje nga ora 10, lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës. Në ftesat që disa punonjësve u kanë […]

14 punonjës të Telekomit janë ftuar për intervistim,nga Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonomike këtë të premte.

KOHA merr vesh se ata janë ftuar për t’u marr në pyetje nga ora 10, lidhur me hetimet që ishin duke u bërë, për keqpërdorimet me telefona në Telekomin e Kosovës.

Në ftesat që disa punonjësve u kanë shkuar për intervisitim nga Departamenti për Hetimeve e Krimeve, shihet se njëra prej zyrtareve është ftuar në cilësinë e të dyshuarës.

KOHA në mars të këtij viti kishte raportuar se telefona të tipit me të ri të markave “Iphone” e “Samsung” në vlerë rreth 300 mijë euro kishte blerë Telekomi për klientët e vet besnikë.

Por në vend së t’u dhuroheshin klientëve këta telefona dyshohet së janë përvetësuar nga Trim Musliu, ish-shef i marketingut në Telekom, i cili deri javën e kaluar ishte pjesë e Qeverisë Hoti në cilësinë e këshilltarit të ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, dhe nga Armend Osaj, zëvendësdrejtor i financave në Telekom.

Në ndihmë në kryerjen e veprave penale dyshohet se u kanë dalë edhe Kushtrim Musliu, vëllai i ish-shefit të marketingut, e Denis Ceman, ish-këshilltar i ministrit Agim Veliu.

Prokuroria e Policia përmes një komunikate të përbashkët kishte njoftuar se ish-zyrtarët e Telekomit janë arrestuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë” e “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Ndërsa Denis Ceman e Kushtrim Musliu ishin arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.

Siç kishte raportuar KOHA nga burimet brenda Prokurorisë së Shtetit, vitin e kaluar menaxhmenti i përkohshëm në Telekom kishte denoncuar këtë kontratë të dyshimtë në Policinë e Krimeve Ekonomike, të cilët me pas kanë ndërmarrë veprime hetimore.

Kontrata ishte nënshkruar në vitin 2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?