Iniciativë emërgjente: Ta bëjmë ilegale përdorimin e fjalës ‘habibi’

Iniciativë emërgjente: Ta bëjmë ilegale përdorimin e fjalës ‘habibi’

Ju lutemi… a nuk po u mjafton dëmi që po na shkakton i nxehti afrikan?! Është sikur të kemi bërë ndonjë mëkat të pakthyeshëm e pafalshëm… po, situata është aq e rëndë. Në temperaturë 38 gradëshe, apo ashtu diçka, njeriu nuk mund të marrë as frymë pa ndonjë siklet të brendshëm që manifestohet me një […]

Është sikur të kemi bërë ndonjë mëkat të pakthyeshëm e pafalshëm… po, situata është aq e rëndë.

Në temperaturë 38 gradëshe, apo ashtu diçka, njeriu nuk mund të marrë as frymë pa ndonjë siklet të brendshëm që manifestohet me një nervozë të pashpjegueshme. Tash, sikur kjo të mos mjaftonte, përdorimi i fjalës ‘habibi’ e dërgon në një nivel tjetër gjendjen e irritimit dhe ‘cringit’, i cili thjesht është bërë pjesë e pandashme e estradës sonë.

Situata është aq alarmante, sa që njeriu thjesht nuk po mund ta shmangë në asnjë lloj mënyrë epideminë e ‘habibit’… do të thoshim se është gjendja e njejtë – në mos më keq – si ato veshjet me shkrimin ‘Palm Angels’.

Thjesht, nuk ka që i mbijeton njeriu qoftë edhe vetëm një ditë pa e dëgjuar atë fjalë jashtëzakonisht irrituese. Po të na ishte ofruar si zgjedhje – të nxhetit apo ‘habibi’ – sigurisht se do të shkonim për këtë të parën.

Kënga e re e Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës zgjatë 3 minuta e 6 sekonda, dhe epidemia ‘habibi’ shfaqet pas vetëm 22 sekonda.

Paramendojeni sa ‘cool’ i duket kjo fjalë estradës sonë demode, sa që nuk mundet ta përballojë të kalojnë as 30 sekonda pa e përdorur.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur thuhet nga dikush që edhe ashtu është person patetik, si Butrint Imeri.

Jo, nuk kemi asgjë personale me të, nëse po e mendoni, por si ta quajmë dikë që i jep epitet dikujt tjetër – poashtu nga estrada – si ‘e keqe’, siç e kishte quajtur ky zotëriu Soni Malajn në një emision, jo shumë kohë më parë.

Por ky nuk është i vetmi që na bën të vështirë edhe të përbihemi kur e dëgjojmë në këtë këngë.

Është mbretëresha e ‘cringit’ ajo që pason në vijim me malltretime të tmerrshme fizike e psiqike. Për juve që nuk iu ka rënë në sy dhe nëse doni t’i shtoni pak siklet vetes, vetëm analizoni mimikat që i bën Kida në secilin klip të saj – shikoni me vëmendje fytyrën e saj në secilën skenë të klipit ‘EDHE SA’, por jo që ia len keq edhe te kjo e fundit dhe klipet e tjera.

Për t’i vënë qershi mbi tortë ‘cringit’, nga minuta 0:57, në skenë futet ‘reperi’ pa identitet, Ledri Vula.

‘Uh, unë ta hupa topin,’ thotë fillimisht ai, para se ta shtojë ‘ah, ti ma hupe kodin…’

Oh Zot i madh… (prekje e ballit me dorën e djathtë, derisa e mbajmë kokën të kthyer nga toka). /Periskopi.com/

 

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya