Infektolog Dreshaj dyshon se ajo që po ndodh në Deçan ka ndodhur edhe më herët në Kosovë

Po vazhdon gjendje alarmantë në Deçan, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1500. Banorët e kësaj ane, hodhën dyshimet tek helmimi i ujit, por një gjë e tillë nuk doli të jetë, ku në rezultatin e fundit të publikuar nga IKSHPK, nuk bëhet fjalë për helmim të ujit, shkruan Periskopi. Analizat mikrobiologjike të […]
Banorët e kësaj ane, hodhën dyshimet tek helmimi i ujit, por një gjë e tillë nuk doli të jetë, ku në rezultatin e fundit të publikuar nga IKSHPK, nuk bëhet fjalë për helmim të ujit, shkruan Periskopi.
Analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit, kanë rezultuar negativë.
Infektologu Shemsedin Dreshaj në një prononcim për Periskopin, tha se edhe më parë ka pasur raste të tilla në Klinikën e Pejës, dhe me simptoma të ngjashme, e në veçanti në sezonin e verës, ka thënë Dreshaj.
Ai theksoi se bëhet fjalë për epidemi hidrike. Ndryshe Dreshaj ka potencuar se nuk bëhet fjalë për grip sezonal.
“Kemi pasur raste të tilla edhe më herët, klinikisht bëhet fjalë për një epidemi hidrik. Besojmë epidemi hidrike dhe në ditët në vijim besojmë që ka me ardh deri te izolimi i shkaktarit, qoftë bakterie apo virus. Kemi pasur edhe shumëherë raste të tilla e në veçanti në muajt e verës. Nuk bëhet fjalë për grip sezonal”, ka thëne infektologu Shemsedin Dreshaj/Periskopi












