IHMK-ja tregon se a rrezikohet Kosova nga përmbytjet

IHMK-ja tregon se a rrezikohet Kosova nga përmbytjet

Shteti i Gjermanisë tash e dy ditë është duke u përballur me një gjendje katastrofale si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, ku deri tash mbi 80 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhdukur. E gjitha kjo sipas ekspertëve është thënë se po ndodh për […]

Shteti i Gjermanisë tash e dy ditë është duke u përballur me një gjendje katastrofale si pasojë e përmbytjeve që janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, ku deri tash mbi 80 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhdukur.

E gjitha kjo sipas ekspertëve është thënë se po ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike.

E në Kosovë, për javën e ardhshme është paraparë që të ketë ndryshim të motit ku do të ketë edhe reshje shiu në formë stuhish dhe shkarkime rrufesh.

I kontaktuar Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike, në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ka thënë se Kosova nuk rrezikon të përballet me një situatë të ngjashme sikurse Gjermania.Kastrati ka theksuar se pavarësisht reshjeve që do të bien gjatë javës së ardhshme, nuk ka rrezik për vërshime e as përmbytje të përmasave të tilla.

“Jemi tu e përcjell situatën meteorologjike, mund të ketë reshje lokale, por përmbytje të përmasave të tilla nuk ka rrezik, jemi jashtë asaj zone”, u shpreh Kastrati.

Në anën tjetër, Besim Aliu nga IHMK ka treguar për Telegrafin se gjatë javës së ardhshme do të ketë rënie të temperaturave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Edhe sot parashihet të kemi reshje shiu në formë stuhish, nuk përjashtohet mundësia që në vende të izoluara të kemi edhe reshje breshëri për shkak të rënies të temperaturave nga 37 sa ishin para disa dite deri në 28-27 gradë. Do të ketë erë nga juglindja dhe shpejtësia do të jetë e lehtë”, ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se ky mot përveç që do të përcjellët me reshje shiu dhe vende-vende me breshër, do të kemi vazhdimisht edhe shkarkime rrufesh.

Aliu ka theksuar se temperatura më e lartë është regjistruar pardje në komunën e Kamenicë 37.4 gradë celsius, pastaj në Gjakovë, Prizren dhe Malishevë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?