I rrëmbyen dy persona dhe i joshën për marrëdhënie seksuale, aktakuzë ndaj 6 personave në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”. Sipas aktakuzës, në mes datës 16 dhe 17 Shkurt 2021, rreth orës 22:00, në një villë në komunën e Novobërdës, të pandehurit e lartshënuar, në bashkëkryerje, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, […]

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, në mes datës 16 dhe 17 Shkurt 2021, rreth orës 22:00, në një villë në komunën e Novobërdës, të pandehurit e lartshënuar, në bashkëkryerje, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, kanë marrë dhe mbajtë të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në atë mënyrë që të pandehurat M.I. dhe M.Z., fillimisht merren vesh që të dëmtuarit ti joshin për marrëdhënie seksuale, ku aranzhojnë dhe shkojnë në një villë, me ç’rast në momentin kur hyjnë brenda, pas një kohe aty arrijnë të pandehurit V.K. (1978), B.N. dhe V.K.(1989), ndërsa i pandehuri F.S., ka qëndruar jashtë villës duke bërë roje.

“Gjatë kohës kur tre të pandehurit kanë hyrë brenda villës, të njëjtit nën kërcënimin e armës, të dëmtuarit i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Gjithashtu, të njëjtit gjatë periudhës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur ua kanë marrë portofolet dhe ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe armë. Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim./Express

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve V.K. (1978), M.I., B.N., V.K. (1989), F.S. dhe M.Z., pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’ nga neni 191, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, nënparagrafi 2.1, 2.2, 2.3 dhe nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, në mes datës 16 dhe 17 Shkurt 2021, rreth orës 22:00, në një villë në komunën e Novobërdës, të pandehurit e lartshënuar, në bashkëkryerje, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, kanë marrë dhe mbajtë të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në atë mënyrë që të pandehurat M.I. dhe M.Z., fillimisht merren vesh që të dëmtuarit ti joshin për marrëdhënie seksuale, ku aranzhojnë dhe shkojnë në një villë, me ç’rast në momentin kur hyjnë brenda, pas një kohe aty arrijnë të pandehurit V.K. (1978), B.N. dhe V.K.(1989), ndërsa i pandehuri F.S., ka qëndruar jashtë villës duke bërë roje.

Gjatë kohës kur tre të pandehurit kanë hyrë brenda villës, të njëjtit nën kërcënimin e armës, të dëmtuarit i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Gjithashtu, të njëjtit gjatë periudhës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur ua kanë marrë portofolet dhe ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe armë.

Të pandehurit me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjenden nën masën e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurit të shpallen fajtorë për këtë vepër penale dhe të njëjtëve t’iu vazhdohet masa e paraburgimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?