Hyseni: Frashër Krasniqi pati më së shumti dëmtime nga arrestimet sot

Hyseni: Frashër Krasniqi pati më së shumti dëmtime nga arrestimet sot

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë që Frashër Krasniqi është lënduar më së shumti sot, gjatë arrestimit të zyrtarëve të kësaj partie, pas një aksioni protestues pranë objektit të Ministrisë së Infrastrukturës. Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se gjendja e Krasniqit tani është e mirë. Ai ka pasur më shumë […]

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë që Frashër Krasniqi është lënduar më së shumti sot, gjatë arrestimit të zyrtarëve të kësaj partie, pas një aksioni protestues pranë objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se gjendja e Krasniqit tani është e mirë.

Ai ka pasur më shumë dëmtime për shkak të shtrëngimeve. Por fatmirësisht nuk janë me pasoja. Ai tani është mirë”, ka thënë ai.

Arrestimi i Frashër Krasniqit ishte aq brutal sa që Facebook i fshehu fotografitë.

Partia Socialdemokrate në krye me Dardan Molliqajn kanë organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë kundërshtuar vendosjen e taksës prej 5 eurove për tiketën ngjitëse në automjet dhe dhënien e tenderit për vetëm një kompani.

“Zhvatës” ka qenë parulla kryesore e këtij aksioni, fjalë kjo që është shkruar nëpër disa vetura zyrtare të Qeverisë të cilat gjendeshin të parkuara në afërsi të ndërtesës së re të Qeverisë ku gjendet edhe Ministria e Infrastrukturës.

Ndaj këtij aksioni të organizuar nga ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, kanë ndërhyrë Policia e Kosovës, duke i arrestuar 8 aktivistë të Partisë Socialdemokrate.

Nga fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes një prej aktivistëve shihet me një lëndim në fytyrë, derisa janë arrestuar me forcë edhe aktivistë të tjerë të PSD-së, përfshirë vetë Molliqajn, Frashër Krasniqin, Teutë Rrustën e Zgjim Hysenin.

Kjo pasi sipas policisë, të njëjtit kanë shfaqur shenja agresiviteti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?