Hykmete Bajrami: Albin, qytetarët nuk ju votuan t’i gjobitni nga 5 euro

Hykmete Bajrami: Albin, qytetarët nuk ju votuan t’i gjobitni nga 5 euro

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimit të Periskopit në lidhje me “tiketat ngjitëse” duke akuzuar kryeministrin Kurti se qytetarët nuk e votuan që t’i gjobitnin nga pesë euro për çdo regjistrim të veturave. “Kam pritur se kundër taksës së re prej 5 euro do të dalin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes. […]

“Kam pritur se kundër taksës së re prej 5 euro do të dalin të gjithë deputetët e Vetëvendosjes. Natyrisht, edhe kam pritur reagim nga Albin Kurti, i cili si Kryeministër po gjen kohë për gjithçka – për takime me Vucicin, për shëtitje në Athinë – por jo për hallet e qytetarëve”.

Ajo ndër të tjera ka thënë se përveq Kryeministrit Kurti po heshtë edhe Presidentja Osmani, shkruan Periskopi.

“Madje, po heshtë edhe Presidentja fuqiplotë e Republikës, zonja Osmani, e cila në vizitën e saj zyrtare si UD presidente e pati kritikuar rëndë Ramën për taksën rrugore, e cila po ashtu është 5 Euro.”

“Pra, pushteti i Vetëvendosjes që premtonte edhe heqjen e taksës rrugorë të Shqipërisë, tash çohen e iu vendosin dënime qytetarëve prej 5 euro për një letër ngjitës.

Vetëvendosje dhe pushteti i Albin Kurtit premtonte luftë kundër krimit dhe korrupsionit ndërsa tash po japin shumicën e tenderëve pa i respektuar procedurat. Herë, herë po ua japin tenderët edhe ish-punëdhënësve të zyrtarëve të Vetëvendosjes.”

Bajrami ka kujtuar edhe kohën kur Kurti premtonte luftë kundër varfërisë megjithatë sot sipas saj ka nisur të kujdeset për oligarkët.

“Vetëvendosje dhe Albin Kurti premtonin luftë kundër varfërisë ndërkohë sot kanë nisur të kujdesen për oligarkët.

Dikur thonin se kushërinjtë janë për dasma e sot janë ulur këmbëkryq në institucione kushërinjtë, nipat e mbesat.

Për çdo ditë, Vetëvendosje dhe Albin Kurti po e dëshmojnë se i kanë mashtru votuesit e posaçërisht pleqtë, mjekët, fëmijët.

Kryeministër kur do të takoheni me Aleksander Vuciqin?”.

Postimi i plotë:

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?