Hoxha i VV-së sulmon Edi Ramën pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka bërë një sulm të papritur me anë të një statusi në profilin e tij ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës. Ai e ka quajtur “mik tiranas të presidentit serb”, kryeministrin shqiptar derisa ka komentuar shkurtimisht takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb […]
Ai e ka quajtur “mik tiranas të presidentit serb”, kryeministrin shqiptar derisa ka komentuar shkurtimisht takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit kosovar Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.
Takimi i djeshëm nuk u shënua me ndonjë përparim, derisa kryeministri Kurti i kishte përmendur Vuçiqit tri gjenocide që Serbia i kishte bërë ndaj shqiptarëve.
Kurti e kishte interesuar Vuçiqin se ishte i painteresuar për marrëveshje e negociata, derisa edhe Vuçiq e kishte bërë të njëjtën me Kurtin.
Ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, në anën tjetër i ka bërë thirrje Ramës që “mos të shoqërohet kaq lehtë me drejtues të gjenocidit dhe varrezave masive”.
Kujtojmë që Vetëvendosje mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Republikën e Shqipërisë me tre kandidatë për deputetë por nuk ia doli që në asnjërin rast të merrte votat e mjaftueshme. Hoxha nuk ishte mes kandidatëve.
Statusi i plotë:
Presidenti serb nuk ka pse t’i marrë librat që i ofron Kryeministri i Kosovës. Në një pjesë të bëmave të atij libri, Vuçiçi është bashkautor. Mirë është që këta libra t’i ofrohen mikut tiranas të presidentit serb. Është mirë që ky kryeministri i Tiranës mos të shoqërohet kaq lehtë me drejtues të gjenocidit dhe varrezave masive.












