Hoti-VV’së: Populistë, mashtrues, s’donit marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë – ndoshta doni shtëpi të tjera

Kuvendi i Kosovës ka nisur të diskutojë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Avdullah Hoti nga LDK, ka thënë se e ka informuar vazhdimisht Kuvendin për këtë marrëveshje, derisa ka akuzuar Vetëvendosjen – megjithëse Hoti s’ia përmend emrin – se ka thënë të pavërteta lidhur me këtë Marrëveshje historike, sic i referohet Hoti, i cili e nënshkroi […]
Kuvendi i Kosovës ka nisur të diskutojë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Avdullah Hoti nga LDK, ka thënë se e ka informuar vazhdimisht Kuvendin për këtë marrëveshje, derisa ka akuzuar Vetëvendosjen – megjithëse Hoti s’ia përmend emrin – se ka thënë të pavërteta lidhur me këtë Marrëveshje historike, sic i referohet Hoti, i cili e nënshkroi sa ishte kryeministër.
Hoti ia ka kujtuar Kurtit dhe Vetëvendosjes se këtë Marrëveshje e ka bërë në koordinim me Presidentin e Amerikës. Poashtu, ia kujtoi kohën kur ia shtrembëronte emrin në ‘Avdullah Koti’.
Kjo është një pjesë e fjalimit të Hotit, që e transmeton Periskopi:
“Me këtë marrëveshje, me qeverisje parimore dhe konsultative më miqtë tonë, thyem izolimin e Kosovës.
E kam informu Kuvendin për orientimin e qeverisë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Kam thënë se do të shkoj në Uashington, të nisim dialogun për njohje reciproke, duke nënshkru marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.
Kam raportu në Kuvend, jam thirrë disa herë në interpelancë. Pyesni veten pak për nevojën e arritjes së kësaj marrëveshje. Duhet thënë qartë që integrimet tona mbarëshqiptare, që disa populistë po e marrin bajrakun, janë projektu që në gjenezë të shtetit të pavarur të Kosovës, ato integrime do të ndodhin me integrimin euro atlantik të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë rajonit.
Këto janë mbështetur edhe nga partnerët tanë”, ka thënë Hoti, përcjell Periskopi.
“Duke qenë se sponzorisohej nga Presidenti i Amerikës, vlerësohej se do shtynte në njohje finale, do të shtynte Kosovën në konsolidimin në arenën ndërkombëtare. Marrëveshje të tilla krijojnë realitete të reja gjeo politike dhe pastaj vendimmarrja bëhet e natyrshme edhe gjen mbështetje nga bota perëndimore.
Ju ftoj ta pyesni veten, cili ka qenë qëllimi i marrëveshjes së Rambujesë, po ajo për çmilitarizimin e UCK-së, apo Plani i Ahtisaarit?
Të gjitha këto, janë bërë nga burra dhe gra, me marrëveshje të ndërmjeme. Ka kriju momentum të ri në raportet tona BE SHBA.
Le ta shohim përmbajtjen e kësaj marrëveshje.
Njohja nga shteti i Izraelit ka thyer bllokadën shumëvjecare të mungesës së njohjeve.
Janë thënë shumë të pavërteta në këtë Kuvend. Kur kam thënë se i besoj Shtëpisë së Bardhë, populistët ma shtrembëronin emrin me epitete të ndryshme fyese.
Ato epitete i meritojnë ata dhe jo unë. Kur një person të shanë të fyen të nënçmon, tregon për karakterin e vet, sot ata nuk kërkojnë falje.
Janë ose mashtrues, që kanë vepru për qëllime elektorale, ose janë naiv ose janë të orientumë dikah tjetër që nuk dojnë shtetësinë e Kosovës ta konsolidojnë përmes Shtpisë së Bardhë po përmes shtëpive tjera”, ka thënë Hoti./Periskopi/












