Historike: Qeveria e Spanjës aprovon draft-ligjin që e definon si përdhunim krejt seksin pa konsent

Qeveria e Spanjës e ka miratuar një draft-ligj që do të kategorizonte krejt seksin jo-konsensual si përdhunim. Ligji, i cili tash do të shkojë në parlamentin spanjoll për aprovim, është maja e shtizës në përpjekjet e këtij shteti për ta kriminalizuar dhunën dhe ngacmimin seksual dhe në rritjen e ndëshkimeve për agresorët. Për akuzën e […]
Ligji, i cili tash do të shkojë në parlamentin spanjoll për aprovim, është maja e shtizës në përpjekjet e këtij shteti për ta kriminalizuar dhunën dhe ngacmimin seksual dhe në rritjen e ndëshkimeve për agresorët.
Për akuzën e përdhunimit, nën ligjin aktual, dikush duhej të kishte kryer dhunë fizike apo indimidim, raporton Periskopi.
Ngacmimi seksual dhe përgjimi, që trajtoheshin vetëm si kundërvajtje, tash do të bëhen krime nën ligjin e ri.
Kalimi i këtij draft-ligji vjen vetëm pasë vjet pas një rasti që tronditi Spanjën, kur një grua 18 vjeçare u dhunua në grup nga pesë burra në një festival me dema në Pamplonë.
Prej atëherë, aktivistët dhe protestuesit kanë bërë thirrje që shteti të bëj ligje më të forta për të mbrojtur viktimat e dhunës seksuale. /Periskopi












