‘Hidrodrini’: S’ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i helmimeve në Deçan

‘Hidrodrini’: S’ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i helmimeve në Deçan

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, është duke insistuar se nuk ka tregues që tregojnë se uji i pijshëm mund të ketë qenë shkaktar i helmimit të qytetarëve në Deçan. Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se vendimi për ndërprerjen e ujit të pijshëm për këtë zonë ka qenë një vendim jo i duhur. “Është konfirmuar […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, është duke insistuar se nuk ka tregues që tregojnë se uji i pijshëm mund të ketë qenë shkaktar i helmimit të qytetarëve në Deçan.

Në reagimin e kësaj kompanie thuhet se vendimi për ndërprerjen e ujit të pijshëm për këtë zonë ka qenë një vendim jo i duhur.

“Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan”, thuhet në sqarimin e kompanisë “Hidrodrini”.

.”Ndërprerja e ujit të pijshëm për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situata dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund ti ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Komunikatë sqaruese për Media / Rasti Deçani

Në takimin e sotëm të orës 14:00, në përbërje të përfaqësusve të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mekanizmave institucional shtetëror e shëndetësorë, që vie në vazhdën e zhvillimeve të rastit Deçani, e ku kanë marrë pjesë,

Nga KRU ‘Hidrodrini’;

Prof. Demë Abazi – Kryesues i Bordit të KRU ‘Hidrodrini’

Ing.Agron Tigani – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’

Rasim Maloku – Zyrtar i KRU ‘Hidrodrini’

dhe

z.Afrim Lajqi – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – Këshilli N/ministror për ujëra

Dr. Burbuqe Nushi – Koordinatore e cilsësisë së Ujit nga IKSHPK

z.Besim Ymeri – Udhëheqës i Njësisë për Politika dhe monitorim nga Ministria e Ekonomisë

z.Adem Ahmeti nga Ministria e Ekonomisë

znj. Harije Morina – Drejtoreshë e ARRU

Bekim Juniku zv/Drejtor i SHUKOS

Janë nxjerrë konkluza si në vijim;

1. Është konfirmuar dhe konstatuar se bazuar në analizat e gjertanishme (16.07.2021) nga IKSHPK të cilat edhe ishin në dispozicion dhe u prezantuan në takim nga ana e IKSHPK-së, nuk ka tregues që uji i pijshëm nga sistemi i ujësjellësit ‘Hidrodrini’, të ketë qenë shkaktar i shqetësimeve shëndetësore dhe simptomave që janë paraqitur nga baorët e zonave të prekura, të cilët kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Deçan.

2. Ndërprerja e ujit të pijshëm për zonën në fjalë, ka qenë vendim jo i duhur, sepse është në kundërshtim me procedurat që zbatohen në këso raste dhe situata dhe se një veprim i tillë në këso situate ndikon në higjienën e gjithëmbarshme të popullatës dhe mund ti ketë orjentuar qytetarët për furnizim nga bunarët (puset), private, e që mund të jenë potencial kontaminimi.

3. Të ndërmerren urgjentisht masa në trajtimin e sistemeve të Ujsjellësit të cilat do rrisin dhe përmirësojnë sigurinë fizike të kompontetëve të ujit të sisitemit furnizues.

Nga takimi, mediat dhe opinioni janë apeluar që të përmbahen nga tituj dhe mesazhe që nuk përkojnë me raportet zyrtare të mekanizmave profesional që trajtojnë situata të ndjeshme, të tilla.

Për të gjithë qytetarët që kanë shfaqur simptoma, shërim të shpejt.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?