Helmimi i qytetarëve në Deçan, KRU “Hidrodrini”: Jemi në pritje të rezultateve, të mos përdoret uji për pije

Helmimi i qytetarëve në Deçan, KRU “Hidrodrini”: Jemi në pritje të rezultateve, të mos përdoret uji për pije

Shumë qytetar të fshatrave të Deçanit që nga mbrëmja e së shtunës por edhe gjatë ditës së djeshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes. KRU “Hidrodrini” njësia operative në Deçan ka dalur sot me një njoftim shtesë, ku kanë bërë të ditur se janë marrë mostrat […]

Shumë qytetar të fshatrave të Deçanit që nga mbrëmja e së shtunës por edhe gjatë ditës së djeshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes.

KRU “Hidrodrini” njësia operative në Deçan ka dalur sot me një njoftim shtesë, ku kanë bërë të ditur se janë marrë mostrat e ujit dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

“Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë Ekipet e përbashkëta të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Deçan së bashku me staf të specializuar nga IKSHPK, respektivisht IRSHP-Pejë, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike.

Rezultatet janë në pritje dhe përpunim dhe të njëjtat do të barten zyrtarisht tek KRU ‘Hidrodrini’ për tu publikuar për opinion”, thuhet në njoftim.

KRU “Hidrodrini” ka theksuar se deri në arritjen e rezultateve konsumatorët e fshatrave në fjalë janë të lutur që ujin mos ta përdorin për pije.

“Poashtu deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo!

Për të gjithë personat që kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe simptoma, KRU ‘Hidrodrini’ uron ti tejkalojnë sa më shpejt duke ju kthyer shëndetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe dje, drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka bërë të ditur se vetëm gjatë mbrëmjës të së shtunës ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 qytetarë.

AI ka treguar se pacientët kishin këto simptoma: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?