Helmimet në Deçan: Drejtori i AKI-së ftohet urgjentisht në Kuvendin e Kosovës

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se nesër në orën 9:00, drejtori i këtij institucioni do të raportojë për gjendjen në Deçan. Musliu njofton: “Në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së raportoj Inspektori i Përgjithëshem i AKI-së. Sot po ashtu komisioni mori vendim unanim që nesër në orën 9:00 ta […]
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se nesër në orën 9:00, drejtori i këtij institucioni do të raportojë për gjendjen në Deçan.
Musliu njofton:
“Në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së raportoj Inspektori i Përgjithëshem i AKI-së.
Sot po ashtu komisioni mori vendim unanim që nesër në orën 9:00 ta ftoj në takim urgjent drejtorin e AKI- së për gjëndjen në Deçan”.
Kujtojmë se mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një helmimi, që vazhdon të mbetet misterioz. Dyshimet e para kanë qenë në ujin e kontaminuar, mirëpo ato janë hedhur poshtë nga institucionet relevante./Periskopi.












