Helmimet masive në Deçan: Deputetët e VV-së nuk votojnë që Kurti ta mbledhë Këshillin për Siguri Kombëtare

Debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës është zhvilluar në Komisionin për siguri, ku po diskutohej rreth helmimeve masive në Deçan. Opozita ka kërkuar që Komisioni ta votojë propozimin që kryeministri Albin Kurti ta thërras Këshillin për Siguri Kombëtare, por ky propozim nuk është votuar nga deputetët e Vetëvendosjes, shkruan Periskopi. Opozita ka kritikuar pushtetin […]
Debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës është zhvilluar në Komisionin për siguri, ku po diskutohej rreth helmimeve masive në Deçan. Opozita ka kërkuar që Komisioni ta votojë propozimin që kryeministri Albin Kurti ta thërras Këshillin për Siguri Kombëtare, por ky propozim nuk është votuar nga deputetët e Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.
Opozita ka kritikuar pushtetin se ka reaguar me vonesë ndaj situatës në Deçan, ku mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar ndihmë te mjeku, shkaku i shenjave të helmimit.
“Qe ku është Greqia. Kurti duhet të kthehet ta thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe mundet me u kthy prapë në Greqi me i vazhdu pushimet”, ka thënë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.
Deputeti i Vetëvendosjes, anëtar i këtij Komisioni, Enver Dugolli, ka folur për hierarki dhe procedura që nënkuptonte se komuna e Deçanit është dashur t’i kalojë.
Ndaj këtij mendimi kishte kritika të ashpra nga deputeti dhe kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha.
“Kosova është një grusht vend, a po u dashka krejtve me iu thënë çonu prej gjumi se qy cka ka ndodhë”, tha deputeti Berisha, shkruan Periskopi.












