Helmimet masive: Më në fund arrin në Deçan ministri i Shëndetësisë Arben Vitia

Në Komunën e Deçanit tashmë është shpallur gjendje emergjente pas qindra rasteve të helmimit të qytetarëve. Ky vendim i Komunës vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës nisi hetimet dhe ka kryer obduksionet e dy personave të vdekur në 24 orët e fundit nga komuna e Deçanit. Pas kritikave të shumta për mungesën e tij dhe […]
Ky vendim i Komunës vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës nisi hetimet dhe ka kryer obduksionet e dy personave të vdekur në 24 orët e fundit nga komuna e Deçanit.
Pas kritikave të shumta për mungesën e tij dhe të kryeministrit, tashmë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka arritur në Deçan.
Ai është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn, përcjell Periskopi.
Më vonë në Deçan pritet të arrijë edhe presidentja Vjosa Osmani.












