Haxhiu: MSh-ja po manipulon me numrin e të vaksinuarve

Haxhiu: MSh-ja po manipulon me numrin e të vaksinuarve

Deputeti PDK-së Bekim Haxhiu ka akuzuar Minstrinë e Shëndetësisë, se po manipulon me shifrat e të vaksinuarve në Kosovë. Ai në një status në Facebook, ka thënë se të dhënat e Ministria e Shëndetësisë̈ të publikuara në baza ditore, kanë mospërputhje të numrit të vaksinuarve në 24 orë, me numrin e raportuar të vaksinuarëve me dozën […]

Deputeti PDK-së Bekim Haxhiu ka akuzuar Minstrinë e Shëndetësisë, se po manipulon me shifrat e të vaksinuarve në Kosovë.

Ai në një status në Facebook, ka thënë se të dhënat e Ministria e Shëndetësisë̈ të publikuara në baza ditore, kanë mospërputhje të numrit të vaksinuarve në 24 orë, me numrin e raportuar të vaksinuarëve me dozën e parë dhe të dytë.

“Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë deri me datë 31.05.2021, kanë qenë të vaksinuar 64.776 qytetarë, ndërsa numrin e vaksinimeve ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë̈ nga data 01.06.2021, deri me datë 13.07.2021, janë gjithsejtë 192.358 vaksinime, plus 64.776 të kryera deri me datë 31.05.2021. Rezulton se deri me datë 13.07.2021, janë kryer në total 257.134 vaksinime. Ndërsa, sipas te dhënave të publikuara nga MSH janë 270.641 me dozën e parë dhe 72.476 vaksinime me dozën e dytë , apo gjithsejtë 343.117 vaksinime të pretenduara nga MSH, të cilat nuk përputhen me numrin e vaksinimeve ditore të raportuara” ka shkruar Haxhiu.

Krahasuar me numrin vaksinimeve ditore të raportuara, sipas Haxhiut është një mospërputhje prej 85.983 vaksinime, të shtuara nga MSH në publikimet e saj.

“Këto të dhëna po ua ilustroj edhe me një rast të mospërputhjes ditore të të dhënave. Me datë 12.07.2021, janë raportuar 260.955 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë dhe 67.578 me dozën e dytë, brenda 24 orëve janë kryer 6.503 vaksinime, ndërsa në të dhënat e publikuara të datës 13.07.2021, prezantohen se janë 270.641 qytetarë të vaksinuar me dozën e parë dhe 72.476 me dozën e dytë. Pra në mënyrë fiktive, manipulative nga MSH është rritur numri i të vaksinuarve për 8.081 vaksinime për 24 orë. Pse Ministria e Shëndetësisë po manipulon me numrin e vaksinimeve? Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksinime reale dhe jo me manipulime dhe mashtrime” ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?