Haxhiu: Kurti mbylli vendin me dy raste me COVID-19, Deçanin me mbi 1500 helmime e dy vdekje nuk e vizitoi

Haxhiu: Kurti mbylli vendin me dy raste me COVID-19, Deçanin me mbi 1500 helmime e dy vdekje nuk e vizitoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se gjendja me helmime në Deçan është alarmante. Haxhiu në Edicionin Special adresoi një sërë akuzash ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili vazhdon të gjendet në Greqi pas vizitës zyrtare. “Situata është e rëndë dhe duhet të ketë përgjegjësi institucionale. Deri sot Deçani është […]

Haxhiu në Edicionin Special adresoi një sërë akuzash ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili vazhdon të gjendet në Greqi pas vizitës zyrtare.

“Situata është e rëndë dhe duhet të ketë përgjegjësi institucionale. Deri sot Deçani është përballë i vetëm me këtë gjendje teksa do të duhej që brenda 24 orëve të reagonin të gjitha institucionet se për çfarë po bëhet fjala për të gjetur shkakun se çka po ndodh kur krejt njerëzit kanë simptomat të njëjta”.

“Rastet e para kanë qenë të premten ndërsa tek dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet. Kur situata është bërë tepër alarmante disa prej krerët e shtetit kanë shkuar atje por jo ata që është dashur të shkojnë si ekspertët e fushës e edhe vet kryeministri që do duhej të shihte gjendjen e të qëndronte aty që nga e shtuna”.

“Ai është në Greqi për pushime pasi vizita zyrtare ka përfunduar. Ai që i ka marrë votat me popullin e jeton me qera sot qëndron në një hotel super luksoz që nata kushton sa paga që ka si kryeministër. Interesi i qytetarëve është me pas kryeministrin këtu dhe në punë pasi tash e katër muaj s’kemi parë asnjë punë të mirë të tij” tha Haxhiu.

Haxhiu komentoi edhe vizitat e ministrave në Deçan teksa theksoi se Kurti mbylli vendin me dy raste pozitive me koronavirus teksa kur Deçani ka mbi 1500 infektime nuk e vizitoi.

“Në Deçan nuk ka ndodhë ndonjë sulm që forcat e armatosura me qenë aty dhe kryeministri do duhej të shpallte gjendjen emergjente për komunën e Deçanit dhe deri të përcaktohej shkaku të fuste Deçanin në karantinë teksa me dy raste pozitive me COVID-19 e mbylli gjithë vendin teksa Deçani ka mbi 1500 helmime dhe dy viktima nuk ndërmori asgjë për ta”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu mes tjerash tha se teksa analizat për ujin kanë dalë të jenë të pastëra atëherë ekspertët duhet të bëjnë analiza për ushqimet që kanë ngrënë banorët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?