Haradinaj në Kukës: Jemi vëllezër, përjetësisht

Haradinaj në Kukës: Jemi vëllezër, përjetësisht

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron sot për një vizitë në Shqipëri, përkatësisht në Kukës ku është pritur nga Kryetari i saj, Safet Gjici. Haradinaj me këtë rast ka falënderuar kryetarin Gjici për pritjen, qytetarët kuksian dhe gjithë instancat shtetërore të Shqipërisë të të gjitha kohërave për kujdesin e […]

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron sot për një vizitë në Shqipëri, përkatësisht në Kukës ku është pritur nga Kryetari i saj, Safet Gjici.

Haradinaj me këtë rast ka falënderuar kryetarin Gjici për pritjen, qytetarët kuksian dhe gjithë instancat shtetërore të Shqipërisë të të gjitha kohërave për kujdesin e treguar për Kosovën dhe popullin e saj në periudha të vështira.

“Jam në Kukës sot për të shpreh falënderime për qytetarët e këtushëm, për Bashkinë e Kukësit, për të gjitha instancat e shtetit shqiptar të të gjitha kohërave për kujdesin që e kanë bërë për Kosovën dhe popullin e saj. Kisha nderin që të vlerësohem nga ju si Qytetar Nderi në kohërat më specifike për mua”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se periudha e luftës për lirinë e Kosovës është një periudhë që zë vend përgjithmonë në memorien tonë.

“Periudha e luftës për lirinë e Kosovës është një periudhë që zë vend për kohë të gjatë ne memorien tonë dhe gati se është e përhershme dhe ne përjetësisht do të jemi mirënjohës dhe falënderues qytetarëve të Kukësit për kujdesin e treguar në vitet ’98-99 si vëllezër e motra të juaj dhe tonët, kësisoj ndjenja jonë vëllazërore të jetë e përhershme ashtu siç është dhe mos të ndikohet nga asnjë përkatësi politike apo natyrave tjera”, ka përfunduar Haradinaj.

Ai i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?