Haradinaj: Kosova e 17 shkurtit i kontribuon stabilitetit në rajon, s’ka kthim mbrapa

Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se njëmbëdhjet vjet më parë ka ndodhur ngjarja më e rëndësishme në historinë e vendit të shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ai ka thënë se Kosova e 17 Shkurtit, në tërësinë e saj të plotë territoriale dhe rregullimin e brendshëm unitar është faktor i rëndësishëm […]
Krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se njëmbëdhjet vjet më parë ka ndodhur ngjarja më e rëndësishme në historinë e vendit të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Ai ka thënë se Kosova e 17 Shkurtit, në tërësinë e saj të plotë territoriale dhe rregullimin e brendshëm unitar është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.
“Njëmbëdhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Mendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”.
Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallërave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona”.Tutje Haradinaj ka thënë se aspirojmë rrugën euro-atlantike.
“Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së. Kemi punuar shumë, por duhet të vazhdojmë edhe më tutje, të qasemi me kujdes dhe vendosmëri, në detyrat që kemi përpara, deri në realizimin e qëllimet tona”.












