Haradinaj: Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të kotë takimin Kurti – Vuçiq në Bruksel, shkruan Periskopi. Sipas Haradinajt kryeministri Kurti ka vendosur që të mos bëjë asgjë në procesin e dialogut me Serbinë. “Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve! […]
Sipas Haradinajt kryeministri Kurti ka vendosur që të mos bëjë asgjë në procesin e dialogut me Serbinë.
“Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!
Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.”
Sipas Haradinajt përfshirja e një emisari amerikan është I domosdoshëm dhe se sa më larg të shtyhet kjo do jetë dëmi më I madh për Kosovën.
“Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin. Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare. A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”












