Halimi nga LDK problematizon reagimet e VV-së për shkarkimin e bordit të RTK-së

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka folur pas reagimeve të Vetëvendosjes për shkarkimin e bordit të RTK-së. Halimi e ka problematizuar reagimin e disa deputetëve të Vetëvendosjes si Dimal Basha që shprehnin tallje dhe gëzim për një çështje të tillë. Ajo ka cituar filozofin e madh gjerman për çështjen. “Qeverisja e mirë nënkupton [se] […]
Halimi e ka problematizuar reagimin e disa deputetëve të Vetëvendosjes si Dimal Basha që shprehnin tallje dhe gëzim për një çështje të tillë.
Ajo ka cituar filozofin e madh gjerman për çështjen.
“Qeverisja e mirë nënkupton [se] edhe kur e përfundon një ‘të keqe’ eventuale, njëkohësisht të ndjesh keqardhje, për atë çfarë ka ndodhë e ku jemi aktualisht si shoqëri, por assesi lumturi.” – shkruan znj. Halimi, përcjell Periskopi.
Më poshtë keni statusin e plotë dhe pa ndërhyrje:
Qeverisja e mirë nënkupton edhe kur e përfundon një të ‘keqe’ eventuale, njëkohësisht të ndjesh keqardhje, për atë çfarë ka ndodhë e ku jemi aktualisht si shoqëri, por asesi lumturi! Immanuel Kant jo rastësisht kishte shkruar se “Morali nuk mëson si të bëhesh i lumtur, por si të bëhesh i denjë për lumturi”.












