“Hajnat në burg”, “Dorëheqje”, komentuesit ia ‘bombardojnë’ llogarinë Hysen Durmishit

“Hajnat në burg”, “Dorëheqje”, komentuesit ia ‘bombardojnë’ llogarinë Hysen Durmishit

Qeveria e Kosovës përmes zëvendësministrit Hysen Durmishi dje bëri të ditur se është zmbrapsur lidhur me vendimin për tiketën ngjitëse në vlerë pesë euro. Në drejtim të Durmishit, pas vendimit, që nga dje ka pasur reagime të shumëta ku kanë kërkuar nga ai të dorëzojë dorëheqjen. Me të njëjtën qasje Durmishit iu janë drejtuar edhe […]

Para dy jave, zëvendësministri i Infastrukturës, Hysen Durmishi, kishte vënë firmën në një marrëveshje për tiketën ngjitëse për vetura, e që i siguronte një kompanie të krijuar para tri vitesh e me vetëm tre punëtorë, qarkullim vjetor në vlerë rreth 2 milionë euro.

Ministria e Mjedisit, Planikifimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte lidhur marrëveshje me “Auto Control Kosova”, për ofrimin e tiketës ngjitëse që do të konfirmonte kontrollimim teknik të automjeteve.

Lidhja e kësaj marrëveshje thuhej se do të mundësonte anëtarësimin e Kosovës në sistemin e Kartonit e Gjelbërt, meqë thonin se do të ndikonte në zvogëlimin e makinave të paregjistruara në vend.

Tiketa do të kushtonte pesë euro dhe ishte paraparë që të fillonte së zbatuari nga shtatori i këtij viti.

Për këtë marrëveshje, Durmishi kishte thënë se e ka gjetur në tavolinë dhe se s’ka pasur rrugë tjetër pos që ta nënshkruaj.

Madje, për të ia kishte gjuajtur fajin ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Por, i njejti dje ka njoftuar se e ka pezulluar marrëveshjen. Ai ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik ka gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

“Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: Raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD. Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë”, ka shkruar Durmishi dje në Facebook.

Pas pezullimit të marrëveshjes, është deklaruar edhe Ministri Liburn Aliu. Ai tha se vendimi do të shqyrtohet në hollësi.

“Sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën sesi ka ardhë deri te ky vendim…Prej interpretimeve ligjore, edhe interpretimet nga auditori, deri te momenti i nënshkrimit…Diçka që mund t’i sigurojë është që qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, tha Aliu para deputetëve.

Në rrjete sociale, menjëherë kanë nisur thirrjet për dorëheqjen e Durmishit.

Dorëheqjen Durmishit ia kanë kërkuar nga partitë politike e shoqëria civile.

Megjithatë, të njejtit me këtë kërkesë iu janë drejtuar edhe komentuesit në profilin e tij në Facebook.

“Dorëheqje! Duhet të kishte kujdes paraprakisht”, është një nga komentet që i kanë bërë Durmishit.

Disa komentues e kanë quajtur zëvendësministrin e Qeverisë Kurti “mashtrues”, ndërsa një komentues tjetër ka shkruar “hajnat në burg”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?