Greqi, Francë, Belgjikë: Ende nuk dihet se kur do të kthehet kryeministri Kurti në Kosovë

Pas Greqisë dhe Francës, Kurti do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me president serb, Alekandër Vuçiq në takimin e dytë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian [BE]. Dita e shtunë, e gjeti në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Cannes të Francës. Nën shoqërimin e gruas dhe vajzës, kryeministri i […]
Dita e shtunë, e gjeti në tepihun e kuq në festivalin e filmit në Cannes të Francës. Nën shoqërimin e gruas dhe vajzës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në premierën e filmit “Pa vend” nga Kosova.
Madje vizitën këtu, Kurti me veshje solemne, e shfrytëzoi edhe për disa fotografi më fytyra të njohura të filmit.
Nga vizita dyditore në Francë, Kurti shkroi se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.
E ndalesën në Francë, Kurti thotë se e shfrytëzoi edhe për takim me Ministren Franceze të Kulturës. E këtë vizitë në Francë Kryeministri e bëri pas asaj gjashtë ditore në Greqi.
Por, edhe pas kësaj, kryeministri nuk pritet të kthehet në Kosovë. Nga Qeveria e Kosovës, kanë konfirmuar se Kurti do të udhëtoj të hënën për në Bruksel.












