Gërvalla publikon fjalimin në Dubrovnik ku hedh faj drejt Kosovës e shfajëson BE’në për vizat

Gërvalla publikon fjalimin në Dubrovnik ku hedh faj drejt Kosovës e shfajëson BE’në për vizat

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë fjalimin e plotë në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur të shtunën, ku përmenden edhe deklaratat e saj karshi mos-liberalizimit të vizave dhe çështjes së Mini-Schengenit. Gërvalla-Schwarz e ka publikuar fjalimin e saj të plotë të mbajtur në forumin e së shtunës përmes një postimi në llogarinë e saj në […]

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë fjalimin e plotë në Forumin e Dubrovnikut të mbajtur të shtunën, ku përmenden edhe deklaratat e saj karshi mos-liberalizimit të vizave dhe çështjes së Mini-Schengenit.

Gërvalla-Schwarz e ka publikuar fjalimin e saj të plotë të mbajtur në forumin e së shtunës përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook. Në fjalim, ndër të tjera, kryediplomatja kosovare e shfajëson BE’në për mos-liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova duhet të kryejë detyrat e saja në fushën e ligjit.

“Prandaj, por mbi të gjitha për veten tonë, ne duhet të përmbushim detyrat tona: Duhet të ndërtojmë shtetin ligjor, duke përfshirë edhe të qenit të ashpër ndaj korrupsionit. Duhet të garantojmë lirinë e shtypit dhe të bëjmë reformë të vërtetë ligjore. Ne ende nuk kemi arritur aty. Dhe nuk asnjë arsye pse ta fajësojmë BE-në për gabimet tona”, thuhet ndër të tjera në fjalimin e publikuar nga ajo.

Zëvendëskryeministrja përgjatë forumit ka folur edhe për çështjen e Mini-Schengenit, për çka është përplasur edhe me Sekretarin e Shtetit të Serbisë, Nemanja Staroviq. Ajo e ka cilësuar këtë projekt si “fals dhe kurth”.

“Më lini të jem shumë e qartë: nuk ka Mini-Shengen. Është Fake. Dhe është një kurth, sepse pretendon të jetë si BE-ja, pa qenë i tillë. Shengeni i vërtetë është pikërisht e kundërta e asaj që quhet Mini-Shengen, sepse Shengeni i vërtetë është krijuar jo në fillim të tregut të përbashkët evropian, por përkundrazi, ka qenë rezultat i reformave të thella dhe negociatave të ndërlikuara mes shteteve anëtare të BE-së”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?