George Bush: Po më thyhet zemra, njerëzit që na ndihmuan po i lëmë të masakrohen

Ish presidenti amerikan George W Bush ka kritikuar tërheqjen e trupave perëndimore nga Afganistani në një intervistë për një transmetues gjerman, duke thënë që frikësohet për gratë dhe vajzat afgane. I pyetur në një intervistë për trasnmetuesin gjerman Deutsche Welle [DW] nëse tërheqja e trupave ishte gabim, z. Bush u përgjigj: “E dini, mendoj që […]
I pyetur në një intervistë për trasnmetuesin gjerman Deutsche Welle [DW] nëse tërheqja e trupave ishte gabim, z. Bush u përgjigj: “E dini, mendoj që është, për shkak se mendoj që pasojat do të jenë pabesueshmërisht të këqija.”
Lufta në Afganistan nisi nën administratën Bush pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ndaj ShBA-ve, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Washingtoni i kishte thënë ultimatum liderit taliban, Mullah Omarit: ose të dorëzonte liderin e al-Qaidas, Osama bin Ladenin e të çmontonte kampet ushtarake të trajnimit ose të përgatitej për sulm.
Omari kishte refuzuar dhe ShBA-ja kishte nisur invazionin qysh në tetorin e 2001-s.
Tërheqja e trupave amerikane dhe trupave të NATO-s është gati të kryhet kreëtjsësisht. Luftëtarët talibanë kanë arritur të fitojnë betejë pas beteje dhe të marrin distrikt pas distrikti, duke marrë nën kontroll një pjesë shumë të madhe të vendit.
“Është e pabesueshme se si shoqëria ka ndryshuar nga brutaliteti i Talibanëve, dhe krejt papritmas – fatëkeqësisht – frikësohem që gratë dhe vajzat afgane do të vuajnë rëndë.”
Gjatë sundimit Talbian në fund të viteve ’90, gratë nuk kishin qasje në arsimim.
Talibanët e kishin vënë në zbatim versionin ekstrem të ligjit të sheriatit.
“Jam i trishtuar,” tha Bush. “Laura [gruaja] dhe unë kemi kaluar shumë kohë me vajzat nga Afganistani dhe ato janë të frikësuara. Mendoj për krejt ata përkthyes dhe njerëz që ndihmuan jo vetëm trupat amerikane, dhe më duket se do të lihen që të masakrohen nga ata njerëz brutal. Dhe kjo po ma thyen zemrën.” /Periskopi












