Gënjeu policinë se ia vodhën kuletën me 11 mijë euro: Gjykata e dënon Avdiun

Është dënuar me 200 euro gjobë, Izet Avdiu, i cili akuzohet se kishte lajmëruar rrejshëm në polici se dikush ia kishte vjedhur kuletën me 11 mijë e 400 euro pasi kishte shitur shtatë krerë lopë në pazar. Aktgjykimi dënues ndaj Avdiut është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga gjyqtari i çështjes, Imri […]

Aktgjykimi dënues ndaj Avdiut është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga gjyqtari i çështjes, Imri Sejda.

Avdiu është ngarkuar me shpenzimet e procedurës dhe atë 20 euro paushall gjyqësor dhe 30 euro për kompenzimin e viktimave të krimit.

Sipas aktakuzës, Izet Avdiu akuzohet se më 15 maj 2021 rreth orës 15:00 në stacionin policor në Ferizaj, kishte lajmëruar tek personi zyrtar i ngarkuar me detyrën për të hetuar apo ndjekur se është kryer vepra penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, edhe pse e kishte ditur se vepra nuk ishte kryer.

Në atë mënyrë që i pandehuri kishte lajmëruar kinse kishte qenë në tregun e kafshëve ku kishte shitur shtatë krerë lopë një personi në vlerë prej 11,400 euro, nga aty kishte shkuar në rrugën  “Enver Topalli” në Ferizaj, i njëjti me të arritur tek “Viva Fresh Store” kishte vërejtur se persona të panjohur i kishin marrë kuletën së bashku me paratë.

Me këtë ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga neni 382 paragrafi 4 të KPRK-së./Betimipërdrejtësi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?