Gashi: Në Deçan po mungon shteti, Kurti nuk i ka prioritet qytetarët e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pasi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit dyshohet të jenë helmuar nga uji i pijshëm. Gashi me këtë rast ka shprehur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët. Ai theksoi se Kurti […]
Gashi me këtë rast ka shprehur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, ku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka prioritet qytetarët.
Ai theksoi se Kurti është marrë me punë interesante në Greqi.
“Ne Deçan po mungon shteti, kjo mungese e shtetit është sepse kryeministri i vendit nuk i ka prioritet qytetaret e vet. Është duke u marr me do pune interesante ne Greqi për me shume se një jave!!!!”,ka shkruar Gashi.
Duhet përkujtuar që kritika të shumta në drejtim të Kurtit pati gjatë tërë ditës, pasi edhe pse situata në Deçan u shpall e jashtëzakonshme, ky i fundit si kryeministër i vendit sot reagoi lidhur për ngjarjen, por nuk u kthye nga Greqia për t’i takuar qytetarët e prekur nga ky helmim.













