Gashi- Muratit: U sillshe si militant e militar, e tash i kërkon votat e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ia ka kujtuar ministrit të Financave Hekuran Murati, kur Lëvizja Vetëvendosje refuzonte që ti votojë marrëveshjet ndërkombëtare, duke e vënë në radhë të parë interesin partiak dhe jo atë shtetëror. Gashi thotë se sot Murati po kërkon nga deputetët e opozitës votimin e këtyre marrëveshjeve, por se duhet që fillimisht […]
Deputeti i LDK-së Arben Gashi ia ka kujtuar ministrit të Financave Hekuran Murati, kur Lëvizja Vetëvendosje refuzonte që ti votojë marrëveshjet ndërkombëtare, duke e vënë në radhë të parë interesin partiak dhe jo atë shtetëror.
Gashi thotë se sot Murati po kërkon nga deputetët e opozitës votimin e këtyre marrëveshjeve, por se duhet që fillimisht të kërkojë falje që ka mashtruar në të kaluarën, përcjell Periskopi.
“Po ku kujtoj se në këtë Kuvend, kemi pasë një dakordim të pashkruar, se kur bëhet fjalë për interesin strategjik të Kosovës të gjithë kemi me votu. Kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizata të BE-së të gjithë do të votojmë. Por kjo marrëveshje është prishë në mënyrë brutale nga VV-ja, posaqërisht nga kryetari i atëhershëm i Komsionit për Buxhet dhe Financa, tash ministër i Financave. (Hekuran Murati) “, tha Gashi.
« Kur i thojsha se kjo është çështje mbipartiake, se është interes ekonomik, përgjigja e tij ishte : bëni 80 deputetë dhe e ne votojmë, ne ishim 61. E s’po du unë me ia dhënë këtë përgjigje Hekuranit, por a mendon sot ai për këto marrëveshje që ai i ka nalë, e që ka me ia pru Kuvendit. Çka mendon për hekurudhën që është në interes të Kosovës, për problemet që i ka kriju për të bërë opozitë me kauza të rrejshme, tha tutje Gashi.
” U sillshe si militant dhe militar , tash ke me e kuptu se është përgjegjësi. Nuk është më interes partiak, por interes politik e strategjik i vendit“, vazhdoi Gashi./Periskopi/












