G20-ës i kërkohen 75 miliardë dollarë për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme

Një panel i ekspertëve u ka thënë ministrave të financave të shteteve të G20, ku bëjnë pjesë vendet e pasura, që Covid-19 ndoshta është vetëm një nga pandemitë e rrezikshme që mund të shfaqen në të ardhmen dhe se qeveritë duhet të gjejnë 75 miliardë dollarë në 5 vitet e ardhshme për t’u përgatitur për […]

Në një raport për takimin e Grupit G20 në Venecia, paneli tha se 15 miliardë dollarë investime në vit, të cilat u rekomanduan, janë dyfishi i shpenzimeve të tanishme, por të neglizhueshme në krahasim me koston e përhapjes së mundshme të një sëmundjeje tjetër, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Aspekti ekonomik i këtyre investimeve shtesë është i jashtëzakonshëm”, tha ish-sekretari amerikan i Thesarit, Lawrence Summers, i cili ishte pjesë e panelit me 23 anëtarë, ku mori pjesë edhe shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala.

Summers i tha agjencisë Reuters në një intervistë se ai është optimist që rekomandimet e raportit do të zbatohen dhe se nuk do të ngurrojë që ta ngrisë zërin, nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

“Shpenzimi i dhjetëra miliarda dollarëve do të mund të shpëtonte dhjetëra trilionë”, tha ai.

Për t’i mbuluar boshllëqet e konsiderueshme në fushën e përgatitjes për pandemi, paneli identifikoi katër aspekte kryesore ku duhet të merren masa: vëzhgimi i sëmundjeve ngjitëse, përforcimi i sistemeve shëndetësore kombëtare, furnizimi me vaksina dhe qeverisja globale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?