Franca ua kushtëzon mjekëve: Vaksinohuni ose mund të mbeteni pa paga

Qeveria franceze ka njoftuar se të gjithë punëtorët shëndetësorë në vend duhet të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19 deri në shtator ose rrezikojnë që të mbeten pa u paguar. Kushti vlen për mjekët, infermierët, stafin e zyrave dhe vullnetarët. Presidenti Emmanuel Macron gjithashtu ka thënë se nga muaji i ardhshëm, pasaportat shëndetësore do të jenë të […]

Presidenti Emmanuel Macron gjithashtu ka thënë se nga muaji i ardhshëm, pasaportat shëndetësore do të jenë të nevojshme për t’u shfaqur për të hyrë në vende si dyqane, kafene, kinema dhe trena për udhëtime të gjata.

“Jam i vetëdijshëm për atë që po kërkoj nga ju dhe e di ju jeni të gatshëm për këtë zotim. Kjo është, në një farë mënyrë, pjesë e ndjenjës suaj për detyrën”, tha Macron të hënën në një fjalim të transmetuar në televizion.

Vaksinimi i obligueshëm do të vlejë për secilin që ka kontakt me persona të ndjeshëm dhe prandaj këtu do të futen edhe të gjithë ata që punojnë në spitale, klinika dhe shtëpi të kujdesit, pavarësisht rolit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, i tha televizionit LCI se stafi shëndetësor duhet të vaksinohet deri më 15 shtator ose rrezikon që të mos paguhet, shkruan BBC.

Pas njoftimit të presidentit francez, uebfaqja që përdoret për rezervimin e termineve për vaksinim, Doctolib, ra nga sistemi, sepse shumë njerëz u munduan që ta caktonin terminin për vete.

Ndryshe, Franca së fundi po përballet me shtimin e rasteve të reja me Covid-19. Përhapja e variantit Delta ka shkaktuar rritje të numrit të pacientëve në spitale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?