Erdogan viziton Qipron, sulmon “armiqtë e qipriotëve turq”

Erdogan viziton Qipron, sulmon “armiqtë e qipriotëve turq”

Presidenti turk Erdogan dhe udhëheqësi qipriot turk Ersin Tatar bënë me dije  planet për të rihapur një pjesë të qytetit të Famagusta në Qipron e pushtuar nga Turqia. Tatar, një ithtar i lidhjeve të ngushta me Ankaranë, tha se autoritetet planifikojnë të heqin statusin ushtarak për një pjesë të zonës, duke shtuar se 3.5 përqind […]

Tatar, një ithtar i lidhjeve të ngushta me Ankaranë, tha se autoritetet planifikojnë të heqin statusin ushtarak për një pjesë të zonës, duke shtuar se 3.5 përqind të qytetit do t’i jepet statusi civil.

Ministria e Jashtme në Athinë reagoi duke dënuar një aksion të tillë.

“Turqia duhet të ndalojë menjëherë sjelljen e saj provokuese e të paligjshme dhe të pajtohet me ligjin ndërkombëtar,” thuhet në deklaratën e Ministrisë greke.

Njoftimi u bë gjatë një vizite dy-ditore të Erdogan, që përkon me përvjetorin e pushtimit turk të Qipros në 1974 që ndau ishullin Mesdhe përgjatë vijave etnike.

Në fjalën e tij, Erdogan sulmoi “armiqtë e qipriotëve turq”, përfshirë Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti turk përsëriti thirrjen e tij për një “zgjidhje me dy shtete” në Qipro, ndërsa kritikoi Bashkimin Evropian i cili e ka hedhur poshtë idenë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha në fillim të këtij muaji se  blloku anëtar në të cilin Qipro u bashkua në vitin 2004 nuk do të “pranonte kurrë” një marrëveshje të tillë.

Qindra grekë qipriotë organizuan një protestë kundër vizitës së Erdoganit në Varosha, një periferi e braktisur e qytetit të Famagusta që deri vonë kishte qenë jashtë kufijve dhe nën kontrollin e rreptë ushtarak turk. Varosha kishte mbetur bosh që nga 1974, por Turqia dhe autoritetet turke qipriote vitin e kaluar lejuan hyrjen në zonë. Kjo shkaktoi zemërimin e banorëve  qipriotë grekë të Varoshës, të cilët e panë masën si një përpjekje për t’i bërë presion që të heqin dorë nga të drejtat e tyre mbi pronat e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?