Epidemia në Deçan: Kryetari Ramosaj jep njoftimin e fundit

Kryetari i Deçanit, z.Bashkim Ramosaj, ka këtë njoftim për qytetarët: Të nderuar qytetarë, ju njoftoj se: Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021, nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit […]
Të nderuar qytetarë, ju njoftoj se:
Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.
Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021, nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene.
Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli. Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.












