Emërohet Komisioni shtetëror për vlerësimin e dëmeve në trashëgimi gjatë luftës së fundit në Kosovë

Emërohet Komisioni shtetëror për vlerësimin e dëmeve në trashëgimi gjatë luftës së fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 19-të ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999. Ky komision ka për detyrë të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë e nevojshme […]

Ky komision ka për detyrë të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë e nevojshme nga arkivat publike dhe jopublike si dhe nga të gjitha burimet e tjera të besueshme të informacionit zyrtar me qëllim të realizimit të plotë dhe në mënyrë shteruese të detyrës për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Komisioni obligohet të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe të njoftojë edhe Zyrën e Kryeministrit. Në fund punës, përkatësisht mandatit të tij, komisioni obligohet të hartojë një raport përfundimtar së bashku me një vlerësim të dëmit dhe/apo rëndësisë historike, kulturore, shoqërore dhe shpirtërore të objekteve të shkatërruara si dhe të kostos së përafërt financiare të tyre.

Ministri, Hajrulla Çeku e ka vlerësuar si moment shumë të rëndësishme këtë vendim të qeverisë, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

Komisioni shtetëror përbëhet nga 14 anëtarë të cilët janë jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim, ka sqaruar ministri Çeku

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?