EMA: Vaksinat Pfizer dhe Moderna lidhen me rastet e rralla të inflamacionit të zemrës

EMA: Vaksinat Pfizer dhe Moderna lidhen me rastet e rralla të inflamacionit të zemrës

Rregullatori evropian i ilaçeve, EMA, ka thënë se inflamacioni i zemrës është një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave kundër Covid-19 të kompanive amerikane “Pfizer” dhe “Moderna”. Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se ky efekt anësor është më i shpeshtë te burrat e rinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, kjo agjenci tha se përfitimet […]

Agjencia Evropiane e Ilaçeve tha se ky efekt anësor është më i shpeshtë te burrat e rinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, kjo agjenci tha se përfitimet që i sjellin vaksinat kundër koronavirusit vazhdojnë që t’i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Pavarësisht kësaj, mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit të zemrës.

Në mesin e tyre përfshihen dhimbja në gjoks, ndjenja e pamjaftueshmërisë me frymë dhe ritmi i çrregulluar i zemrës. Kushdo që i ka këto simptoma duhet të kontrollohet te mjeku.

Dy çrregullime ishin të lidhura me vaksinat – inflamacioni i vetë muskulit të zemrës, të njohur si miokarditis, dhe inflamacioni i qeskës së zemrës që është e mbushur me lëng, e njohur si perikarditis.

Sipas analizës së Agjencisë Evropiane të Ilaçeve u gjetën:

-Te vaksina e kompanive “Pfizer” e “BioNTech”: 145 raste të mikoarditisit dhe 138 raste të perikarditisit nga 177 milionë doza të dhëna;

-Te vaksina e kompanisë “Moderna”: 19 raste të miokarditisit dhe 19 raste të perikarditisit nga 20 milioonë doza të dhëna

Pesë persona vdiqën. Hulumtimi tha se ata ishin ose të moshuar, ose kishin probleme të tjera shëndetësore.

Miokarditisi dhe perikarditisi do të futen zyrtarisht në listën e efekteve anësore të vaksinave për Covid-19 në Britani të Madhe dhe Evropë, ngjashëm siç u veprua nga rregullatorët amerikanë muajin e kaluar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?