Ekspertja trondit opinionin: Njoftuam Gjermaninë se do të ndodhnin përmbytjet, s’bëri asgjë

Impakti i përmbytjeve në Evropën perëndimore paraqet “dështim monumental” që duhej të shmangej,” ka thënë një shkencëtare. Gjermania, Belgjika dhe kombe tjera të Evropës perëndimore kanë vuajtur përmbytje të rënda që kanë çuar në shkatërrime të mëdha. Numri i të vdekurve e ka kaluar 180-shin të dielen. 157 prej tyre janë konfirmuar të vdekur vetëm […]
Gjermania, Belgjika dhe kombe tjera të Evropës perëndimore kanë vuajtur përmbytje të rënda që kanë çuar në shkatërrime të mëdha.
Numri i të vdekurve e ka kaluar 180-shin të dielen. 157 prej tyre janë konfirmuar të vdekur vetëm në Gjermani dhe 31 tjerë janë konfirmuar në Belgjikë, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Përmbytjet më pas përfshinë edhe pjesë tjera të Evropës përfshirë Austrinë dhe Holandën.
Sidoqoftë, profesoresha Hannah Cloke nga Universiteti i Readingut ka thënë që shkatërrimi “duhej të shmangej” pasi parashikuesit e motit kishin alarmuar se mund të ndodhnin ato përmbytje.
Ajo tha: “Që aq shumë njerëz të vdesin nga përmbytjet në Evropën e vitit 2021, kjo paraqet një dështim monumental të sistemit”.
“Parashikuesit e motit mund ta shihnin shiun e rëndë që po vinte dhe lëshuan alarmin në fillim të javës [së kaluar], e megjithatë ato nuk u morën seriozisht dhe përgatitjet nuk ishin adekuate.”
Profesoresha Cloke ka punuar me Qendrën Hulumtuese të Komisionit Evropian në Ispra të Italisë që lëshoi paralajmërimin për përmbytjet në kategorinë ekstreme, e që nënkuptonte rrezik për jetën.
Ky lajmërim iu dërgohet autoriteteve kombëtare relevante që më pas duhet të lajmërojnë autoritetet lokale të cilat lëshojnë urdhëra për evakuim. /Periskopi












