Ekspertët thonë se Gërvalla ka mungesë stafi për Marrëdhënie me Popullin

Pothuajse cdo paraqitje e deklarim i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përcillet me numër të madh kritikash dhe konsiderohet si skandaloz. Opozita e jo vetëm gjithmonë reagojnë kur kryediplomatja nuk është mjaftueshëm e qartë, apo bënë gabime, por për gjithë këtë në faj po vlerësohen të jenë stafi i ministres. Sipas Kujtim Zebicës, […]
Opozita e jo vetëm gjithmonë reagojnë kur kryediplomatja nuk është mjaftueshëm e qartë, apo bënë gabime, por për gjithë këtë në faj po vlerësohen të jenë stafi i ministres.
Sipas Kujtim Zebicës, krejt kjo ndodh si shkak i mungesës së njerëzve që janë të specializuar për mardhënie me publikun (popullin), andaj këtë e sheh të domosdoshme ngase gabimet teknike mund të kalojnë në politike e diplomatike.
Edhe sipas profesorit universitar, Dren Gerguri, paraqitjet e Gervalles duhet të jenë të shkurtra, koherente e të mos lënë hapësira për keqkuptime, meqë imazhi i krijuar në vend mund të reflektoj edhe jashtë.
Nga stafi i Gërvallës, nuk u përgjigjën nëse kanë staf që merret me mardhëniet me publikun, vecse premtuan se këtë do e bëjnë gjatë javës së ardhshme. /kk












