​’Hidrodrini’ kërkon që analizat e ujit t’i bëhen edhe pusetave të banorëve në Deçan

​’Hidrodrini’ kërkon që analizat e ujit t’i bëhen edhe pusetave të banorëve në Deçan

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Hidrodrini” ka reaguar ndaj rastit të Deçanit, ku dyshohet se qindra banorë të disa fshatrave aty u helmuan nga uji i pijshëm që rrjedh nga kjo kompani. Nga kompania kanë thënë se analizat fiziko-kimike dhe ato bakterologjike të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësië Publike të Kosovës (IKShPK) rezultojnë në kufijtë e […]

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Hidrodrini” ka reaguar ndaj rastit të Deçanit, ku dyshohet se qindra banorë të disa fshatrave aty u helmuan nga uji i pijshëm që rrjedh nga kjo kompani.

Nga kompania kanë thënë se analizat fiziko-kimike dhe ato bakterologjike të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësië Publike të Kosovës (IKShPK) rezultojnë në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian.

KRU “Hidrodrini” kërkon që mostrat e ujit për analizë të merren edhe nga pusetët (bunarët) që banorët posedojnë në ato zonë.

Kjo është komunikata e plotë e KRU “Hidrodrini”:

Komunikatë për Media KRU

Me të cilën KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e Diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.

Të gjitha mostrat e analizave në fjalë siç janë publikuar edhe në media nga ana e vet IKSHPK-së, rezultojnë se analizat fiziko-kimike si dhe ato bakterologjike kanë dalur në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

KRU ‘Hidrodrini’ vazhdimisht pret analiza edhe më të thella profesionale nga palët e thirrura respektive të profesionistëve shëndetësorë si brenda edhe jashtë vendit.

KRU ‘Hidrodrini’ kërkon dhe inkurajon palët që mostra të ujit për analizë të merren edhe nga puset (bunarët) që banorët posedojnë në atë zonë, posedojnë në familjet e tyre dhe nga të njejtat poashtu shërbehen. Kjo për të parë mundësinë e dilemës eventuale.

Njoftojmë se mostra të tjera në vazhdimësi janë marrë dhe po përpunohen edhe nga mekanizma të tjerë profesional. KRU ‘Hidrodrini’ mbështet të gjithë mekanizmat përkatës institucional të involvuar në rastin Deçani, brenda autoritetit dhe kompetencave që ka, për ti dhënë zbardhje dhe orjentim të saktë rastin shqetësues në fjalë.

KRU ‘Hidrodrini’, të gjithë të prekurve nga shqetësimet shëndetësore, u uron shërim të shpejt dhe kthim të shëndetit të plotë.

KRU ‘Hidrodrini’, për shkaqe prevenuese, nga konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar të komunës së Deçanit, sërish kërkon që ujin ta përdorin vetëm për sanitari dhe higjienë, meqë mbetemi në pritje të udhëzimeve të reja nga mekanizmat përkatës profesional.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?