E papritur: Në Kubën komuniste mblidhen mijëra vetë, bëjnë protesta masive

Demonstratat më të mëdha qe tri dekada po ndodhin në Kubë, me mijëra vetë që kanë dalë në rrugët e qyteteve përgjatë gjithë këtij ishulli komunist, duke i dalë kundër shkurtesave në ushqim, çmimeve të larta dhe sundimit komunist. Protestat nisën në mëngjes, në qytetin e San Antonio de los Banjos në perëndim të vendit, […]
Protestat nisën në mëngjes, në qytetin e San Antonio de los Banjos në perëndim të vendit, dhe në qytetin e Palma Sorianos në lindje. Në të dyja rastet protestuesit ishin qindra sosh.
Me miliona kubanë që kanë internet mobil në telefonët e tyre, lajmet për protestat u përhapën shpejt edhe në Havanë. Dhe, edhe në kryeqytet nisi marshi nga mijëra vetë me brohorimat “atdhe dhe jetë” dhe “liri”, raporton Guardian, përkthen në shqip Periskopi.
“Jam këtu për shkak të urisë, për shkak se nuk ka ilaçe, për shkak se po ndalet rryma – për shkak se ka mungesë të gjithçkaje,” tha një burrë në të katërdhjetat që nuk donte të tregonte emrin duke i frikësuar nga hakmarrja e shtetit.

“Dua ndryshim total: ndryshim të qeverisë, zgjedhje shumë-partiake, dhe fund të komunizmit.”
Protestuesit u ndeshëm me policë të uniformuar dhe në rroba civile që i futën në veturat e tyre qindra demonstrues.
Me nga një gurë në secilën dorë, Yusniel Perez, 17 vjeçar tha: “Jemi këtu sepse jemi të uritur dhe të varfër. Ne nuk kemi ushqim. Nuk kemi asgjë.”
Në orën tre të drekës, të gjitha kanalet televizive u ndërprenë për t’i lëshuar vendin një adresimi nga presidenti Miguel Diaz-Canel, i cili tha që ata të cilët “do ta destabilizonin vendin” do të përballeshin me “përgjigje revolucionare”.
“Ne i bëjmë thirrje krejt revolucionarëve të këtij vendi, krejt komunistëve, të dalin në rrugë.”
Kjo çoi në një lojë si maca me miun. Protestuesit e rinj qeveritarë provonin të kapnin pjesë ikonike të kryeqytetit, por bllokoheshin nga mbështetësit e qeverisë, sigurimi shtetëror dhe ushtria. /Periskopi












