E papranueshme: Mërgimtari zhvesh pallën, kthen veturën në ‘zebra’ dhe në vijë të plotë të dyfishtë (Foto)

Një qytetar nga komuna e Gjilanit i ka dërguar një fotografi Periskopit për të treguar se një qytetar nga Gjermania e ka kthyer veturën e tij në mënyrë të papranueshme në qendër të qytetit. Në fotografitë e dërguara duket qytetari që kthen veturën e tij në zebra por edhe në vijë të plotë pasi si […]
Në fotografitë e dërguara duket qytetari që kthen veturën e tij në zebra por edhe në vijë të plotë pasi si duket ka ndërruar mendje se në cilën rrugë të vazhdojë udhëtimin.
Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm shkeljet e rregullave të trafikut, por Policia tashmë po është më ndërvepruese me qytetarët dhe mediat për publikimet online, përcjell Periskopi.
Periskopi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor në mënyrë që të ruajmë njëri-tjetrin.
Fjalori i gjuhës shqipe:
PALLË f.
- 1. vjet. Shpatë lufte me një ose me dy presa. Pallë e rëndë. Zhveshi pallën. Luftonin me palla. Nuk hyn palla në thes. fj. u.















