E konfirmuar: Pas dy javësh kryeministri Albin Kurti kthehet në Kosovë

Pas afër dy javësh qëndrimi jashtë mëmëdheut, kryeministri Albin Kurti do të rikthehet sot. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Kurti jashtë vendit është prej 8 korrikut kur kishte udhëtuar në ishullin e bukur Symi për t’u bërë pjesë e një Simpoziumi. Pas Greqisë ai ishte parë në Francë, më […]
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kurti jashtë vendit është prej 8 korrikut kur kishte udhëtuar në ishullin e bukur Symi për t’u bërë pjesë e një Simpoziumi.
Pas Greqisë ai ishte parë në Francë, më saktë në Kanë ku mori pjesë në Festivalin e Filmit për t’i dhënë mbështetje dy filmave kosovarë. Sidoqoftë, këta dy filma nuk morën ndonjë çmim.
Pas Francës, Kurti fluturoi për në kryeqendrën evropiane, Bruksel ku u përball për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.












